Reagon Ronaldo pasi mungoi në ceremoninë e ‘Topit të Artë’: Drejtori i ‘France Football’ gënjeu
Pascal Ferre, kryeredaktori i France Football, ka zbuluar se Cristiano Ronaldo i ka rrëfyer atij se objektivi i tij i vetëm është të ketë fituar më shumë çmime si ‘Topi të Artë’ se sa Lionel Messi, në momentin që ai pensionohet.
“Ronaldo ka vetëm një ambicie dhe ajo është të pensionohet me më shumë çmime të ‘Topi të Artë’ se sa Messi ”.
“E di sepse më ka thënë”, rrëfeu Ferre për New York Times.
Pas këtyre zërave ka reaguar sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, i cili tha se Pascal gënjeu dhe përdori emrin e tij për të promovuar vetën, përcjell Insporti.
Ai po ashtu ka treguar se ai gënjeu sërish sot duke justifikuar mungesën e tij në ceremoni me një karantinë të supozuar që nuk ka arsye të jetë
Reagimi i Cristiano Ronaldos:
“Rezultati i sotëm shpjegon pse deklaratat e Pascal Ferré në javën e fundit, duke thënë se i kam besuar atij se kisha të vetmen ambicie për ta mbyllur karrierën time me më shumë Topa të Artë se Lionel Messi.
Pascal Ferré gënjeu, përdori emrin tim për të promovuar veten dhe për të promovuar postin për të cilin punon. Është e papranueshme që përgjegjësit për dhënien e një çmimi kaq prestigjioz të gënjejnë kështu, në mungesë respekti absolut për dikë që ka respektuar gjithmonë France Football dhe Topin e Artë. Dhe gënjeu sërish sot duke justifikuar mungesën time nga Gala me një karantinë të supozuar që nuk ka arsye të jetë.
I uroj gjithmonë urime atyre që fitojnë, brenda sportit dhe lojës së ndershme që e kanë udhëhequr karrierën time që në fillim, dhe e bëj këtë sepse nuk jam kurrë kundër askujt. Unë fitoj gjithmonë për veten time dhe klubet që përfaqësoj, fitoj për veten time dhe ata që më duan mirë. Unë nuk fitoj kundër askujt.
Ambicia më e madhe e karrierës sime është të fitoj tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë për klubet që përfaqësoj dhe për përzgjedhjen e vendit tim. Ambicia më e madhe e karrierës sime është të jem një model i mirë për të gjithë ata që janë ose dëshirojnë të jenë futbollistë profesionistë. Ambicia më e madhe e karrierës sime është të lë emrin tim të shkruar me germa të arta në historinë e futbollit botëror.
Përfundoj duke thënë se fokusi im është tashmë te ndeshja e ardhshme e Manchester United dhe gjithçka që ne mund të fitojmë ende këtë sezon së bashku me shokët e mi dhe mbështetësit tanë. Pjesa tjetër? Pjesa tjetër është vetëm pjesa tjetër…