Çudira kosovare: Jep dorëheqje kryesia e KF Arbërisë, klubi i dorëzohet kryesisë së fshatit

Çudira kosovare: Jep dorëheqje kryesia e KF Arbërisë, klubi i dorëzohet kryesisë së fshatit

Presidenti i klubit Arbëria, Jahir Krasniqi dhe kryesia kanë dhënë dorëheqje nga të gjithë veprimtaritë në këtë skuadër futbolli.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë faqja e klubit përmes një postimi në Facebook, shkruan Periskopi.

Ajo që bie në sy më së shumti në njoftim është se në komunikatë shkruhet ‘klubi i dorëzohet kryesisë së fshatit’, e që është interesante, më e pakta që mund të themi.

Më poshtë, njoftimi i plotë i KF Arbërisë:

Kryesia e KF ARBËRIA jep dorëheqje

Presidenti i Klubit Futbollistik “Arbëria” Dobrajë e madhe Jahir Krasniqi dhe Kryesia e klubit japin dorëheqje nga të gjitha funksionet në klub.

Klubi i dorëzohet Kryesisë së fshatit dhe i hapet rrugë klubit që të shëndrrohet në Shoqëri Aksionare, me qëllim të organizimit sa më të mirë të klubit.

KF Arbëria mbetet në pozitat e larta në tabelë, ku nga vendi i parë dallimi është vetëm 3 pikë.

Të interesuarit për të qenë pjesë e klubit në ri-organizim ditëve në vijim mund të paraqiten tek Kryesia e fshatit Dobrajë e madhe, konkretisht tek Kryetari i Këshillit të fshatit Dobrajë e madhe, Skender Gashi.

Kryesia e klubit falemnderon të gjithë ata që e kanë përkrahur klubin që nga themelimi e deri më tani, me theks të veqant grupi e tifozëve “Stuhia e kuqe”.

Kryesia në largim do të jetë e përkushtuar të kalojë të gjitha kompetencat zyrtarisht tek Kryesia në ardhje.

Me respekt!

KF Arbëria

 

Shpërndaje në: