Varianti i ri i Covid-19 shkakton telashe: Man United – Young Boys mund të luhet në terren neutral
Ndeshja e Champions Leagues mes Manchester Unitedit dhe Young Boys më 8 dhjetor rrezikon të zhvendoset në një terren neutral, për shkak të variantit Omicron të Covid-19.
Të shtunën, Zvicra implementoi rregullore të re për udhëtuesit nga Britania dhe vendet e tjera që kanë raste me variantin e ri të Covid-19, transmeton Periskopi.
Derisa nuk ka përjashtime për sporte elitare në rregulloren e re strikte, kjo do të nënkuptonte se Young Boys do të duhej të izolohej për 10 ditë pas rikthimit nga Britania e Madhe.
Kuptohet se UEFA ka qenë në bisedime me qeverinë zvicërane rreth të ardhmes së ndeshjes, pasi filloi implementimi i rregullores së re.
Ndryshimi i stadiumit do të kishte pasoja të mëdha financiare për Unitedin, e cila konfirmoi Ralf Rangnickun si trajner të hënën.
Kur United udhëtoi drejt Zvicrës, Young Boys mposhti skuadrën e Ole Gunnar Solskjaerit 2-1. /Periskopi.com/