Drita në epërsi pas pjesës së parë ndaj Dukagjinit – mysafirët me 10 lojtarë
Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen Drita – Dukagjini.
Skuadra e Dritës ka bërë një pjesë të parë mjaft të mirë, duke siguruar avantazhin prej një goli, shkruan Periskopi.
Një ndihmë e madhe në pjesën e dytë për Dritën do të jetë edhe kartoni i kuq i Dukagjinit.
Pjesa e parë u vendos me golin e minutës së 9’, të shënuar nga Muja.
Kartoni i kuq i Dukagjinit u regjistrua në minutën e 40’. Merlaku ishte ai që la keq skuadrën e tij. /Periskopi/