Statistikat Messi-Lewandowski: Kush e meriton Topin e Artë

Statistikat Messi-Lewandowski: Kush e meriton Topin e Artë

Tifozët e futbollit sot do të mësojnë se kush (zyrtarisht) do të jetë lojtari më i mirë në botë, për vitin kalendarik 2021.

Të nominuarit për këtë garë janë të shumtë, por favoritët janë dy, sa për adet tre (shtuar Jorginhon). Por, Lewandowski dhe Messi janë favoritët.

Për shumë mediume, Messi është fituesi tashmë, por ka nga ata që insistojnë se polaku duhet të fitojë.

Më poshtë Periskopi ua përcjell disa nga të arriturat për dy lojtarët.

Lewa është realizues më i mirë sesa Messi këtë edicion, me polakun që numëron 54 gola, derisa Messi ka 40. Por, në asistime, Messi shton 16, derisa Lewa ka vetëm 8.

Messi është më kreativ, duke bërë 118 shanse për skuadrën, kurse Lewa vetëm 55, nga të cilat Messi ka 26 shanse të mëdha dhe polaku 16.

Messi ka fituar Kupën e Mbretit, Kupën e Amerikës, është shpallur shënuesi më i mirë në La Liga, në Kupën e Amerikës, si dhe asistuesi më i mirë në Kupën e Amerikës dhe lojtari më i mirë i turneut. Po ashtu, ai ka vendosur rekord duke shënuar më së shumti gola në histori të CONMEBOL dhe më së shumti gola për një klub.

Lewa ka fituar Bundesligën dhe Kupën e Botës për Klube, si dhe është golashënuesi më i mirë në Bundesliga, Këpucën e Artë për Evropë, Topin e Artë për Kupën e Botës për Klube, dhe ka vendosur rekord për më së shumti gola në Bundesliga për një sezon.

Këto statistika janë të regjistruara nga 1 janari 2021 deri më 24 tetor 2021, kur ka mbaruar procesi i votimit. /Periskopi/

Shpërndaje në: