Të gjithë sytë kah Parisi: Kush do ta fitojë sot Topin e Artë – Lewa për të parin, Messi për të shtatin si histori
Të gjithë sytë e adhuruesve të futbollit sot do të jenë të drejtuar kah qyteti i Parisit.
Në kryeqytetin e Francës, në Paris, prestigjiozja ‘France Football’ ndanë çmimin e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2021, shkruan Periskopi.
Robert Lewandowski, Lionel Messi, Jorginho e Karim Benzema janë në mesin e emrave të nominuar, por dy të parët janë në mesin e favoritëve.
Theatre du Chatelet do të jetë vendi ku historia mund të shkruhet, me Messin që synon Topin e Artë numër shtatë, dhe polakun që synon të parin.
Mbrëmja gala do të drejtohet nga ikona e Chelsea, Didier Drogba.
Në kategorinë e grave, mediet japin Alexia Putellas të Barcelonës si fituese, kurse nga kategoria e futbollit të meshkujve, Lionel Messi thuhet të ketë marrë më së shumti vota. /Periskopi/