Çmenduri: dy lojtarë të Vikingut kacafyten gjatë ndeshjes – portieri simulon për ta përjashtuar bashkëlojtarin

Çmenduri: dy lojtarë të Vikingut kacafyten gjatë ndeshjes – portieri simulon për ta përjashtuar bashkëlojtarin

Pati skena bizare në Eliteserien të dielën pasdite, derisa dy lojtarë të Vikingut u përplasën gjatë ndeshjes me njëri-tjetrin në fund të takimit kundër Kristiansund.

Kristiansund po fitonte 2-1 në pesë minutat e fundit të kohës së rregullt, transmeton Periskopi.

Por Vikingu përmbysi gjithçka në rrethana dramatike.

Kosovari, Veton Berisha barazoi shifrat në minutën e 88 duke konvertuar nga penalltia.

Sondre Bjorshol pastaj kompletoi rikthimin në minutën e tretë të kohës shtesë për t’i dhënë pikët e plota Vikingut.

Por, në mënyrë bizare, dy lojtarë të Vikingut pastaj u përplasën me njëri-tjetrin pavarësisht se po fitonin.

David Brekalo u fut në një fërkim të nxehtë me portierin e tij, patrik Gunarsson.

Befasisht, pas një shtyerje në gjoks, Gunarsson u shtri në fushë duke mbajtur kokën në ‘agoni’.

Gjyqtari pastaj i tregoi të kuqin Brekalos.

Skena të pabesueshme. Imagjinoni të simuloni dhe të ekzagjëroni kontaktin për ta përjashtuar lojtarin tënd me të kuq. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: