28 nëntori: Fitore në basketboll, dy asistime nga Zhegrova, supergol nga Celina dhe fitore e madhe e Besës në Kupën e Evropës

28 nëntori: Fitore në basketboll, dy asistime nga Zhegrova, supergol nga Celina dhe fitore e madhe e Besës në Kupën e Evropës

28 nëntori ka qenë një ditë jashtëzakonisht produktive për kosovarët në sport.

Filloi me dy asistime nga futbollisti më në formë i Kombëtares, Edon Zhegrova i cili dhuroi një tjetër paraqitje sensacionale për Baselin, duke bërë dy asistime në fitoren 3-1 kundër Luzernit në Zvicër, shkruan Periskopi.

Dita e flamurit pastaj vazhdoi me tjera lajme të mira, me Bersant Celinën që realizoi një gol thjesht maestral, ‘alla Francesco Totti’ për Ispëich Toënin kundër Creëe Alexandra në Ligën e Tretë të Anglisë.

Sikur këto të mira të mos mjaftonin, Kombëtarja e Kosovës në basketboll mposhti Danimarkën me rezultat 78-73 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në kuadër të kualifikimeve për EuroBasket, në sy të Kryeministrit, Albin Kurti i cili ishte i pranishëm në tribuna.

Për ta kompletuar ditën dhe natën perfekte të 28 nëntorit për kosovarët, Besa Famgs arriti një fitore të madhe në hendboll në kuadër të Kupës së Evropës kundër Potaissa Turdas me rezultat 30-28.

Sidoqoftë, kualifikimi tutje i Besës vendoset nga ndeshja e kthimit në Rumani.

Jo keq për një të diele 28 nëntori, apo jo? /Periskopi.com/

Shpërndaje në: