Chelsea dhe Man United pajtohen me nga një pikë
Chelsea nuk ka arritur të nxjerr më shumë se një barazim si nikoqir i Manchester Unitedit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13 në Premier League.
Dy gjigantët anglez zhvilluan ndeshje të mirë, ku “Blutë” ishin shumë më në formë, mirëpo u mungoi konkretizimi.
Pjesa e parë pavarësisht rasteve u mbyll ashtu siç nisi, ngase Chelsea nuk i finalizojë aksionet.
Chelsea rrezikoi për Callum Hudson Odoi dhe Antonio Rudiger, mirëpo De Gea ishte në vendin e duhur.
Në pjesën e dytë, Man United arriti të kaloi në epërsi pas një gabimi trashanik të Jorginhos, nga i cili përfitoi Jadon Sancho që realizoi lehtësisht nga afërsia (50′).
Pas një harkimi nga këndi, mbrojtësi Thiago Silva u faullua nga Aaron Wan Bissaka, nga e cila arbitri akordoi penallti, të cilën e konkretizoi Jorginho (67′).
Tutje, dy skuadrat kishin disa raste të mira, por nuk i konkretizuan dhe epilogu përfundimtar doli të jetë 1 – 1.
Chelsea mbetet lider me 30 pikë, derisa Man United ngritët në pozitën e tetë me 18 sosh.