Kështu duket tabela e Superligës pas tri ndeshjeve të sotit
Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar tri ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës.
Kryendeshja u zhvillua në Merdare, aty ku Llapi dhe Gjilani u ndanë baras (0-0).
Ballkani shënoi fitore minimale 1-0 në udhëtim te Feronikeli, teksa Malisheva fitoi si vendase 2-0 ndaj Drenicës.
Ballkani pas fitores së sotme, ka marrë sërish pozitën e liderit në tabelë, teksa Gjilani tani renditet i dyti.
Kurse, Llapi sërish ka vazhduar ngjitjen në renditje dhe tani renditet i treti me 25 pikë, aq sa ka edhe Drita si e katërta. Por, ”Intelektualët” janë me një lojë më pak.
Tabela në Superligë pas ndeshjeve të zhvilluara sot: