Arrihet marrëveshja mes avokatëve, Koeman e ‘falimenton’ Barcelonën
Barcelona do t’i paguajë shumë para Ronald Koeman-it.
Trajneri holandez, Ronald Koeman, tash e rreth tri javë është shkarkuar nga posti i trajnerit të Barcelonës.
Avokati i holandezit dhe avokatët e Barcelonës kanë negociuar tash e sa kohë për një marrëveshje dhe duket se kjo marrëveshje është arritur.
Esport3 raporton se Barcelona do t’i paguajë 10 milionë euro si kompensim për trajnerin, përcjell Periskopi.
Kjo përfshinë pagat e Koeman dhe asistentëve të tij deri në vitin 2022.
Koeman së fundmi ishte në listën e emrave të mundshëm për të marrë drejtimin e Rangers. Por, edhe pa atë punë, trajneri nuk do të jetë keq. /Periskopi/