Trajneri i Basel nuk kursen lëvdatat për Zhegrovën
Edon Zhegrova ka shënuar mbrëmë një nga golat më të bukur në karrierën e tij.
Lojtari kosovar u aktivizua me skuadrën e Basel në kuadër të Conference League, në përballjen ndaj Almaty.
Zhegrova në këtë ndeshje u inkuadrua në pjesën e dytë, por ato minuta i mjaftuan për të bërë diferencën në fushë.
Edhe sipas trajnerit Rahmen, ishin zëvendësimet që ndryshuan fatin e takimit.
“Lojtarët që u inkuadruan më vonë luajtën shumë mirë. Ata ishin të përgatitur”, ka thënë trajneri i Basel, transmeton Periskopi.
“Ne thamë para ndeshjes se duhej të tregonim forcë nga stoli. Ata që hyjnë duhet të dinë çfarë të bëjnë dhe ku të përmirësojnë”, shtoi ai.
Zhegrova ka treguar një ngritje të madhe këtë sezon dhe forma e tij e mirë u tregua edhe në ndeshjet me Kosovën, kur majtaku ishte më i miri në ndeshjen ndaj Greqisë. /Periskopi/