Leicesteri mposhti Legian, fituan Lyoni dhe Monaco
Leicester City ka dal triumfues në ndeshjen ndaj Legias së Varshavës, derisa Lyon me përmbysje ka fituar ndaj Bronby, kurse Monaco ka mposhtur në shtëpi Real Sociedadin.
Skuadra angleze arriti të mposht gjigantin polak me rezultat komod 3 – 1.
Daka kaloi Leicesterin në epërsi pas vetëm 11 minutave lojë, derisa Maddison 10 minuta më vonë dyfishoi shifrat (21′).
Legia u këndell shumë shpejtë, duke ngushtuar epërsinë me anë të Mladenovic (26′), derisa shtatë minuta më vonë Leicester ktheu dyfishin e epërsinë përmes Ndidit (33′).
Tutje, dy skuadrat kishin raste, por asnjëra nuk i konkretizoi, kësisoj epilogu përfundimtar doli të jetë 3 – 1.
Me këtë fitore, Leicester është lider me tetë pikë, derisa Legia qëndron në fund me gjashtë sosh.
Lyon ka fituar me përmbysje ka triumfuar ndaj Bronby për të siguruar kualifikimin si lider.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me antë Uhre pas 51 minutave lojë (51′). Por, Lyon përmbysi rezultatin me anë të dy golave të Ryan Cherki (57′, 66′).
Ndërsa, ishte Slimani që vulosi fitoren e skuadrës franceze (76′).
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Monaco në shtëpi ndaj Real Sociedadit me rezultat të ngushtë 2 – 1.
Volland kaloi Monacon në epërsi pas një asistimi të Golovin (28′). Ndërsa, Real Sociedad barazoi shifrat me anë të Alexander Isak që u asistua nga Adnan Januzaj (35′).
Por, shpresat për përmbysje u shuan pas vetëm tre minutave, ku Monaco realizoi për Fofana (38′).
Monaco me këtë fitore kualifikohet tutje, ngase është lider me 11 pikë, tre më shumë se Real Sociedad që renditët e treta me gjashtë sosh.