Lazio triumfon në Moskë, me këtë notë u vlerësua Muriqi
Lazio ka arritur të marrë një fitore të madhe në Moskë, duke e mposhtur Lokomotivën e Moskës me rezultat 0:3. Golat e fitores i shënuan Ciro Immobile, i cili shënoi dy herë dhe mesfushori spanjoll Pedro Rodriguez.
Skuadra e trajnerit italian, Mauricio Sarri, nga fillimi i ndeshjes tregoi se në kryeqytetin rus kanë ardhur vetëm për tre pikët e plota.
Këtë ndeshje Sarri e filloi me dy futbollistët shqiptarë, Elseid Hysaj në mbrojtje dhe Thomas Strakosha në portën, ndërsa sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi në bankën rezervë.
Hysaj për ndeshjen e sotme u vlerësua me notën 7,5, ndërsa Strakosha që mbajti portën e pa prekur u vlerësua me notën 7.2.
Për 24 minuta sa zhvilloi, ylli dardan u vlerësua me notën 6.9.
Lazio me këtë fitore siguron kualifikimin tutje nga grupi E, pasi pas pesë ndeshjeve të zhvilluara renditet në pozitën e dytë me tetë pikë, një xhiro pa përfunduar faza e grupeve.