Wanda flet pa doreza për krizën me Icardin dhe ‘tradhtinë’ me China Suarez
Në një intervistë të dhënë në Paris për një TV argjentinas, Wanda Nara rindërtoi trekëndëshin e dashurisë me Mauro Icardin dhe China Suarez, që nga zbulimi fillestar i shkëmbimit të mesazheve e deri te reagimet e mëvonshme, të cilat po i prishnin martesën. “Unë jam shumë e modës së vjetër dhe ne nuk jemi një çift i hapur, reagimi im ishte i ashpër – tha ajo – Mauro do ta kishte kërkuar divorcin po të ishte në vendin tim. Falenderoj Maxi Lopez”.
Në intervistën e transmetuar në Telefe, Wanda tregon se si e zbuloi lidhjen mes bashkëshortit të saj e China Suarez. “Unë po flisja me vajzën që na organizon festa për ne në Paris – shpjegoi ajo – dhe fillova të kërkoja një foto në telefonin e Mauros. Kështu gjeta një bisedë me një grua të famshme. Vendosa të flas për të edhe duke e ditur se do të kishte një impakt publik. Por nëse nuk flet për të, atëherë njerëzit fillojnë të shpikin.”
Më pas erdhi lëvizja për të cilën është penduar, “story” e parë në Instagram që bëri xhiron e internetit. Ishte faji im, sepse e postova para se të flisja për këtë me një shoqe apo motrën time. E kam gjithmonë telefonin në dorë dhe më erdhi natyrshëm ta bëja”. Ajo që ndodhi ishte një rrufe në qiell të pastër. “Nuk kemi fshehur kurrë asgjë, i shohim telefonat gjithmonë pa problem. E njihja China Suarez, por nuk ishim mike. Jam shumë me të vjetrën dhe ne nuk jemi një çift i hapur, reagimi im ishte i ashpër. Për mua një mesazh i vogël është pothuajse një divorc”. Pendimi i Icardit. “Mauro më tha se ishte marrëzi, gabimi i jetës. Që u takuan por asgjë nuk ndodhi, e di që është e vërtetë. Duket se ajo erdhi në Paris. Kur ndodhi e gjithë kjo, unë u tërbova dhe u largova: Mauro do ta kishte kërkuar divorc po të ishte në vendin tim”.
Konfidencialiteti është maksimal kur vjen puna në përmbajtjen e bisedës së sulmuesit të PSG me China Suarez. “Telefonova Chinën dhe ajo që thamë mbetet mes nesh, për mua një mesazh është shumë serioz. Sot kam besim të plotë tek burri im”. Në fakt një nga gjërat e pakta pozitive të kësaj historie është paqja me ish-bashkëshortin Maxi Lopez. “Më ka ndihmuar shumë, i ka marrë djemtë dhe i ka lënë jashtë kësaj historie. E falënderova edhe atë edhe partneren e tij”.