Gratë e Kosovës mbyllin pjesën e parë në disavantazh kundër Polonisë
Kombëtarja e Kosovës në futboll, konkurrenca e grave, ka mbyllur pjesën e parë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, kundër Polonisë.
‘Dardanet’ kanë mbyllur intervalin në disavantazh 2-1, në kuadër të Grupit F kualifikues, shkruan Periskopi.
Ishin kosovaret ato që të parat kaluan në epërsi përmes një goli të Liridona Sylës në minutën e katërt.
Mirëpo, polaket u kundërpërgjigjën fillimisht duke barazuar në minutën e 17 përmes Karolina Gec.
18 minuta më vonë, Martyna Wiankowska realizoi për 2-1 dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Përndryshe, Kosova renditet aktualisht në pozitën e katërt në grup me katër pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve. /Periskopi.com/