Vaksinohen Gnabry e Musiala, pas presionit nga Bayern Munichu
Shpërbëhet fronti kundër vaksinës te Bayern Mynih. Sipas Kicker, Serge Gnabry dhe Jamal Musiala i janë nënshtruar dozës së parë të vaksinës Covid-19 të kryer nga mjeku i klubit, me sulmuesin që përfundoi kështu ciklin e tij duke qenë pozitiv me koronavirus në të kaluarën.
Kështu, tre lojtarë mbeten ende me idenë kundër vaksinimit: Joshua Kimmich, Eric-Maxim Choupo-Moting dhe Michael Cuisance.