CR7 me familje po mbrohen nga binjakët, ish-forca elitarë të njësisë speciale të cilët mendojnë më shpejtë se të tjerët
CR7 dhe familja e tij po mbrohen nga binjakët e frikshëm, që shërbyen si forca sigurie në Afganistan
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij po mbrohen nga vëllezërit binjakë, të cilët shërbyen si forca elitare speciale në Afganistan.
Futbollisti, 36-vjeçar – i cili u transferua për herë të dytë te Man Unitedi në gusht – më herët ishte parë duke u mbrojtur nga vëllezërit në shtator, pak pasi ata u punësuan derisa ai po përgatitej të udhëtonte drejt Zvicrës me skuadrën për një ndeshje në Champions League, transmeton Periskopi.
Një prej binjakëve gjithashtu është parë më herët këtë muaj në një aheng ditëlindjeje të organizuar nga e dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez, për bijën e tyre Alana Martina, 4-vjeçare, në Madrid.
Vëllai i tretë, i quajtur Alexandre, raportohet se ende po punon si polic.
Një burim i brindshëm tha për mediet lokale: ”Sergio dhe Jorge vishen në mënyrë elegante dhe duken shumë normal.
”Ata janë të aftë të përzihen me turmën por mendojnë shpejt, e shohin aktin në momentin e duhur.”
Ekipi i sigurisë së Cristianos u vërejt kur binjakët e shoqëruan atë në Aeroportin e Mançesterit për të udhëtuar drejt Zvicrës për një ndeshje kundër Young Boys.
Dyshja me stil, identiteti i të cilëve nuk ishte bërë publik atë kohë, ndihmuan sulmuesin me valixhet pasi e sollën për fluturim.
Raportet atë kohë thonin se portugezi dhe familja e tij do të mbrohen gjat tërë kohës pas rikthimit në ‘Old Trafford’. /Periskopi.com/