Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje – Prishtina pret Feronikelin, Ulpiana i shkon Dukagjinit
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje të tjera.
Xhiroja e 15-të në futbollin vendor nis me dy ndeshje, njëra që luhet në Prishtinë kurse tjetra në Klinë, shkruan Periskopi.
Dukagjini pret skuadrën e Ulpianës në shtëpi, në kërkim të tri pikëve, në një ndeshje që bazohet për fundin e tabelës.
Prishtina në anën tjetër synon t’i kthehet fitores me trajnerin e ri, derisa në shtëpi pret skuadrën e Feronikelit. Feronikeli është në fundin e tabelës dhe nuk pritet të hap telashe për ‘bardhekaltrit’.
Të dyja ndeshjet luhen me fillim nga ora 13:00 dhe transmetohen në ArtMotion./ Periskopi/