Ish-trajneri i Shqipërisë, Panucci: Kam refuzuar 6-7 klube

Ish-trajneri i Shqipërisë, Panucci: Kam refuzuar 6-7 klube

Ish-trajneri i kombëtares, Christian Panuçi ka folur për mundësinë e rikthimit në drejtimin e një skuadre.

Eksperienca e fundit e italianit në stol është pikërisht ajo me kuqezinjtë, teksa së fundmi Panuçi thekson se ka refuzuar 6-7 skuadra pasi ka preferuar të merrte një pauzë, ndërkohë që është i bindur se Italia do t’ia dalë të shkojë në Botëror.

“Italia e ka mundësinë të shkojë në Botëror, kombëtaret e tjera janë të forta, por i kemi të gjitha kartat në rregull. Italia është në diskutim vetëm sepse u gabua një penallti.  Rikthim në rolin e trajnerit? Kam refuzuar 6-7 skuadra sepse kam dashur të marr një pauzë, por më është rikthyer dëshira për të trajnuar”.

Një trajner nga i cili jeni impresionuar? “Ndonjëherë është i rëndësishëm projekti, shoqëria. Në kohët e fundit më ka pëlqyer një intervistë e Zanettit, i cili kur është pyetur mbi modulin e lojës që preferon u përgjigj se gjithçka varet nga lojtarët që ke në dispozicion dhe kjo është një përgjigje e zgjuar”, u shpreh Panuçi.

Shpërndaje në: