Gjilani publikon një njoftim shumë të rëndësishëm për fansat, para derbit më të madh në Kosovë
Para derbit të së mërkurës ndaj Dritës, klubi i Gjilanit përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook – ka njoftuar se ndeshjen e xhiros së 15-të ndaj Dritës do ta zhvillojë në stadiumin e qytetit në Gjilan.
‘Kuqebardhët’ kanë bërë të ditur se për shkak të masave anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe punimeve në stadiumin e qytetit, numri i tifozëve dhe pjesëmarrësve për këtë takim do të jetë i limituar në 30% të kapacitetit të tribunave të cilat janë në dispozicion.
Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit të Gjilanit: