Shevchenko e nis me humbje te Genoa, mposhtet nga Roma e Mourinhos
Roma ka marrë tri pikë ndaj Genoas.
Skuadra e Romës ka shënuar ndaj Genoas, për tri pikë të reja në Serie A, shkruan Periskopi.
Andriy Shevchenko e ka nisur me humbje aventurën e tij në Serie A, duke drejtuar Genoan drejt një humbje 0:2 ndaj romakëve.
Takimi mes Genoa dhe Romës u vendos tek në 10 minutat e fundit, me golat e Afena-Gyan fillimisht në minutën e 82′, pastaj edhe në 90+2.
Dy golëshi i Gyan e çon Romën në kuotën e 22 pikëve për pozitën e pestë në tabelë, kurse Genoa tashmë e Shevchenkos numëron 9 pikë në pozitën e 18. /Periskopi/