Tifozi që hodhi shishe drejt Payet e merr një flakaresh të nxehtë nga tifozët tjerë

Tifozi që hodhi shishe drejt Payet e merr një flakaresh të nxehtë nga tifozët tjerë

Ndeshja mes Olympique Lyon dhe Marseille është ndërprerë si pasojë e një incidenti.

Lojtari i Marseille, Dimitri Payet u godit me një shishe në minutën e 4’ të takimit, derisa po ekzekutonte një goditje nga këndi.

Por, tifozi që e hodhi shishen drejt lojtarit nuk shpëtoi lehtë, përcjell Periskopi.

Në Twitter qarkullon tashmë një video ku thuhet se tifozi problematik është përjashtuar nga stadiumi, si dhe shihet teksa një tifoz tjetër i jep një flakaresh.

Shikoni videon më poshtë. /Periskopi/

Shpërndaje në: