Qatar GP: Hamilton fiton tjetër garë, lë përsëri prapa Verstappen
Ka përfunduar gara për çmimin e madh të Katarit.
Lewis Hamilton është treguar më i shpejti në pistën e Katarit, duke lënë prapa vetes rivalin direkt për titull, Max Verstappen, shkruan Periskopi.
Piloti britanik mbajti epërsinë e ‘Pole Position’ dhe kështu bëri një hap të madh në garën për titull.
Prapa Hamilton përfundoi Max Verstappen, kurse Valtteri Bottas nuk pati rezultat të mirë pasi pati një dëmtim në bolidit gjatë garës.
Podiumin e përmbylli Alonso me pozitën e tretë.
Sa i përket klasifikimit të përgjithshëm, Verstappen shpëton me pozitën e dytë dhe mbanë akoma lidershipin. /Periskopi/