Luis Enrique brutal në përgjigjen për Manchester United

Luis Enrique brutal në përgjigjen për Manchester United

Manchester United është pa trajner dhe tashmë shumë emra po përmenden si kandidatë potencialë për të marrë drejtimin e ‘Djajve të kuq’.

Në mesin e emrave të përmendur ishte edhe Luis Enrique, i cili duket se për këtë gjë nuk di asgjë.

Madje, i kontaktuar nga La Sexta, Enrique ka dhënë një përgjigje brutale për këtë çështje.

“A është sot dita e gënjeshtrave (1 prilli)?”, ka thënë Enrique, përcjell Periskopi.

Kjo përgjigje lë të kuptohet se skuadra e United as nuk i ka shkuar në mendje trajnerit spanjoll. /Periskopi/

Shpërndaje në: