N’Golo Kante e bëri Wilfried Ndidin të rrëshqiste si në akull gjatë ndeshjes Leicester-Chelsea
Chelsea nënvizoi kredencialet për titull në Premier League edhe njëherë me një paraqitje brilante kundër Leicesterit, të shtunën.
Skuadra e Thomas Tuchelit ishte thjesht shumë e mirë për ‘Dhelprat’, derisa u largua nga ‘King Power’ me tre gola dhe tri pikë, transmeton Periskopi.
‘Të Kaltërit’ nuk treguan shenja ngadalësimi apo humbje të ritmit, pavarësisht pushimit ndërkombëtar, teksa demoluan kundërshtarin.
Dhe në këtë ndeshje N’Golo Kante na tregoi pse është konsideruar për kaq gjatë si një prej mesfushorëve më të mirë defanziv të lojës.
Pasi Antonio Rudiger kishte hapur llogarinë e golave, Kante pastaj shënoi një gol tjetër brilant solo.
Pasi mori topin në mesfushë, ai vrapoi për rreth 35 metra drejt portës, para se të qëllonte nga afërsia e zonës.
Ai ishte, natyrisht, modest në festim, por thellë në shpirt ai e dinte se sapo kishte shënuar një supergol.
Kjo vetëm sa e nxiti të vazhdonte tutje dhe, në pjesën e dytë, ai e la Wilfried Ndidin duke ‘rrëshqitur’ si në akull. /Periskopi.com/
Kante did Ndidi dirty???? pic.twitter.com/zn1RPWfcnS
— BLUEBERRY? (@NenyeChelsea) November 20, 2021