Sarri hapur kundër gjyqtarit dhe VAR-it: Juve fitoi penallti kot, nuk më plas për fansat juventinë
Pas disfatës ndaj Juventusit, Maurizio Sarrit nuk i del e keqja dhe sulmon arbitrin Di Bello. “Penalltia e parë më duket një gabim i qartë i VAR – ngriti tonet trajneri i Lazios –. Kataldi ndërhyn përpara Moratas, i cili më pas përplaset me të gjatë lëvizjes.
Është ai që Gasperini e quan ‘penallti koti’, vetëm në Itali e japin”.
Më pas në lidhje me ndeshjen: “Kemi luajtur një ndeshje të mirë, disa herë shumë të mirë, por kemi dështuar në dhjetë metrat e fundit – shtoi ai – Mungesa e Immobile? Të kesh një alternativë ndaj dikujt që shënon 35-40 gola në vit është e vështirë. dhe nuk është e lehtë ta gjesh. Ciro zgjat skuadrën kundërshtare dhe krijon hapësira mes linjave në të cilat mund të shkosh të luash”.
“Episodi i penalltisë vendosi ndeshjen. Ne luajtëm mirë, duke u shpërbërë vetëm në fund për shkak të dëshirës për të rikuperuar rezultatin – vazhdoi Sarri -. Epërsia territoriale 77% është një fakt i rëndësishëm. Ata fituan si prej Juve: penallti e vockël për avantazhin, Fazë difensive shumë ulët dhe kundërsulm.
”Është mënyra se si ata kanë fituan ndeshjet dhe kampionatet. Unë më plas fare për tifozët e Juventusit, kam punuar atje, por nuk jam juventin”. “Nëse shkon te Var për disa episode, atëherë pse nuk shkon atje edhe për të shtyrën ndaj Pedros? Arbitri është atje dy metra larg dhe Var ka lindur për të korrigjuar gabimet e bujshme – vazhdoi ai – Përtej episodit të penalltisë, arbitrimi nuk më pëlqeu. E lëmë fare më mirë”.