Babai i boksierit që u nokautua mbrëmë nga Terence Crawford dha një deklaratë thjesht shokuese

Babai i boksierit që u nokautua mbrëmë nga Terence Crawford dha një deklaratë thjesht shokuese

Shawn Porter pësoi një disfatë me nokaut dhe dorëzim nga Terence Crawford mbrëmë, pasi babai i tij dhe trajneri Kenny Porter hodhi peshqirin.

Sikur vendimi për ta tërhequr birin e tij nuk ishte brutal sa duhet, Kenny vazhdoi të dhuronte një deklaratë brutale pas meçit, transmeton Periskopi.

I pyetur pse vendosi të ndalë meçin, ai potencoi: ”Sinqerisht, përgatitja e tij. Ai nuk u përgatit si dëshirova unë.”

Këto fjalë u pritën me vërshëllima nga të pranishmit.

Ai vazhdoi të thoshte: ”Nuk e desha në këtë situatë. Luftoi kundër një boksieri të madh, djaloshi është super i mprehtë, dhe është në deficit, është sikur të ndeshesh me të me sy mbyllur.

”Kur njerëzit mbërrijnë në një nivel të caktuar, ata besojnë se e dinë çka po bëjnë, dhe nuk e marrin krejt informacionin e duhur.”

Porter u duk se fajësoi të birin që nuk i mori këshillat në përgatitjet para meçit. Ai e quajti vendimin ‘të lehtë’ dhe se u desh ‘ta mbronte’. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: