Çmenduri absolute: Fansat e Flamengos futen nga çatia e autobusit dhe u bërtasin futbollistëve

Çmenduri absolute: Fansat e Flamengos futen nga çatia e autobusit dhe u bërtasin futbollistëve

Dy fansa e dërguan në një nivel tjetër tifozllëkun duke u ngjitur mbi çatinë e autobusit të skuadrës braziliane, Flamengo.

Jo vetëm kaq, ata madje arritën të hapin daljen emërgjente dhe filluan t’u bërtasin në shenjë mbështetje fansave të shokuar, transmeton Periskopi.

Skuadra me bazë në Rio de Zhanero, Flamengo po bëhet gati për finalen e Copa Libertadores – paralele me Champions Leaguen në Evropë – të shtunën e ardhshme.

Ndeshja kundër skuadrës tjetër braziliane, Palmeiras, zë vend në ‘Montevideo Centennial’.

Derisa skuadra po nisej për në hotel para ndeshjes, ngazëllimi nxori më të mirën nga fansat.

Këta dy më poshtë në veçanti arritën të ngjiten në çati të autobusit dhe të hapin daljen emërgjente.

Ata vunë re shpejtë lojtarin e tyre të preferuar, Gabigolin dhe brohoritën: ”Gabigol, jam fans i joti.”

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: