Djokovici mposhtet nga Zverev, kalon në finale të ‘ATP London’
Tenisti numër tre në botë, Alexander Zverev ka mposhtur tenistin numër një në botë, Novak Djokovic.
Gjermani ka triumfuar ndaj serbit në gjysmëfinalen e turneut të Londrës “Atp London”, në tri sete 7-6 4-6 6-3.
Kjo ishte fitorja e katërt në karrierë e gjermanit ndaj Djokovicit, karshi shtatë fitoreve të serbit në përballjet direkte.
Zverev i bashkohet në finale Daniil Medvedev i cili në gjysmëfinale kishte mposhtur Casper Ruud.
Fitues i vitit të kaluar ishte Medvedev i cili kishte mposhtur në finale Dominic Thiem në tri sete, teksa tenisti rus synon të triumfoj për të dytin vit radhazi.
Lojtari më i suksesshëm në këtë turne është Roger Federer i cili e ka fituar plot gjashtë herë, gjersa i dyti renditet Djokovic me pesë tituj të fituar të Londrës.