Barcelona e nis me fitore epokën Xavi – mposht minimalisht Espanyolin
Xavi Hernandez e ka nisur me fitore avneturën e tij si trajner i Barcelonës.
Barcelona ka marrë fitore minimale 1:0 në ‘Camp Nou’, në ndeshjen kundër Espanyol, shkruan Periskopi.
Pjesa e parë e takimit u dominua në tërësi nga Barcelona, me disa raste shënimi por pa gol.
Në fillimin e pjesës së dytë, Barca shënoi me anë të Memphis Depay, në minutën e 48’.
Ky gol u shënua nga pika e bardhë e penalltisë dhe kishte vlerën e tri pikëve për ‘Blaugranat’.
Barcelona numëron tashmë 20 pikë në pozitën e gjashtë, kurse Espanyol mbetet me 17 pikë. /Periskopi/