PSG fiton me 10 lojtarë – Messi merr përsipër ndaj Nantes

PSG fiton me 10 lojtarë – Messi merr përsipër ndaj Nantes

Lionel Messi ka ardhur në shprehje atëherë kur më së shumti i duhej skuadrës së tij.

PSG ka shënuar fitore 3:1 ndaj Nantes, në një ndeshje ku shënoi edhe Lionel Messi, shkruan Periskopi.

Parisienët kaluan në epërsi qysh në minutën e 2’, me golin e Kylian Mbappe. Mysafirët reaguan për barazim në minutën e 76’ me golin e Kolo Muani. Kjo si pasojë e kartonit të kuq të marrë nga Keylor Navas në minutën e 65’ që prishi balancin e skuadrës.

Megjithatë, Messi ishte aty. PSG luajti mirë edhe me 10 lojtarë dhe fillimisht mori epërsinë në minutën e 82’ me autogolin e Appiah.

Në minutën e 87’, Messi shënoi për 3:1 dhe i dha vulën fitores së PSG.

Tani parisienët kanë 34 pikë në 13 ndeshje në pozitën e parë, kurse Nantes ka 18 pikë në pozitën 11. /Periskopi/

Shpërndaje në: