De Bruyne do të humb tri ndeshje shkaku i Covid-19
Kevin De Bruyne do të jetë mungesa e radhës te Manchester City.
Skuadra e Manchester City do të ketë tri ndeshje mjaft të vështira sipas orarit dhe në këto ndeshje duhet të bëjë pa lojtarin më të mirë të skuadrës.
De Bruyne ka dalë pozitiv me Covid-19 dhe do të shkojë në 10 ditë vet-izolim, përcjell Periskopi.
Kësisoj, fantazisti belg do të humb ndeshjet ndaj Everton, Paris Saint Germain dhe West Ham.
‘Citizens’ pësonin humbje ndaj PSG në ndeshjen e parë në Champions League, në grupe, kurse West Ham është kundërshtar që po bën mjaft mirë në Premier League këtë vit. /Periskopi/