Si të kujdeseni për këmbët gjatë dimrit pa shpenzuar para
Njerëzit që kanë stil aktiv jete bëjnë pothuajse 7500 hapa në ditë. Që do të thotë se gjatë jetës së tyre, bëjnë mjaftueshëm hapa për t’i rënë Tokës rreth e qark 5 herë. Që kjo xhiro e gjatë të jetë e këndshme dhe jo e dhimbshme, duhet treguar kujdes i veçantë për këmbët. Si ta bëni pa shpenzuar para?
1. Përdorimi i një guri pastrues në këmbë të thatë
Guri specifik për këmbët është një opsion i mirë për të hequr lëkurën e vdekur dhe për të zbutur thembrat, por kujdes. Gjatë procesit duhet të siguroheni që këmba të mos jetë e thatë. Për 5-10 minuta masazhojini në ujë të vakët dhe gjatë kësaj kohe përdorni edhe gurin lehtësisht në zonat ku keni më tepër nevojë. Në përfundim, lyejini këmbët me krem hidratues.
2. Mos u depiloni asnjëherë me lëkurë të thatë
Sado të jeni duke nxituar, mos e bëni! Do të keni lëkurë të acaruar, mund të dëmtoheni diku dhe t’ju mbetet shenjë për shumë gjatë.
3. Zgjidhni këpucë të rehatshme!
Sipas mjekëve, këpucët e ngushta krijojnë probleme të mëdha me këmbët më vonë. Eshtë shumë e rëndësishme të investoni në këpucë të mira. Përtej estetikës është e rëndëishme që këmba të qëndrojë rehat gjatë gjithë kohës.
4. Kushtojini më shumë vëmendje lëkurës së gjurit
Hiperpigmentimi nuk është i dëmshëm, por nëse doni ta bëni më pak të dukshëm ndryshimin, kujdesuni më shumë për kupën e gjurit. Bëni scrub sa herë të mundeni për të hequr qelizat e vdekura. Tumeriku apo lëngu i aloe vera-s do t’ju ndihmonte në zbutjen e pigmentit.
5. Mos vishni gjëra sintetike pas depilimit
Ai lloj materiali mund ta traumatizojë lëkurën, kështu që ditët e para qëndroni tek pambuku dhe materialet natyrale.
6. Mos përdorni çorape pambuku
Sidomos nëse djerësin shumë, çorapet e pambukut nuk rekomandohen. Ai lloj materiali pengon hidratimin dhe mund të shkaktojë aroma të pakëndshme. Zgjidhni poliestrën.
Burimi: Bright Side