Kevin De Bruyne pozitiv në Covid-19
Manchester City ka marrë një lajm të keq lidhur me De Bruyne.
Mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne, ka rezultuar pozitiv në testet e Covid-19, përcjell Periskopi.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Pep Guardiola, i cili tashmë i ka kërkuar lojtarit të mos shqetësohet për stërvitjet.
“Ne e kemi kuptuar dy ditë më herët, ai është këtu. Ai është pozitiv tani dhe duhet të rikuperohet”, ka thënë Guardiola, transmeton Periskopi.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm, njerëzit po vdesin nga Covidi. Ai është i vaksinuar dhe shpresojmë se do të jetë mirë”, ka shtuar spanjolli.
KDB është lojtari kyç i skuadrës së Manchester City, prandaj mungesa e tij sigurisht se do të jetë e madhe për Citizens. /Periskopi/