Arteta flet për situatën e Lacazette tek Arsenal, shprehet i kënaqur me punën e lojtarit
Mikel Arteta ka dhënë disa komente lidhur me sulmuesin e Arsenal, Lacazette.
Alexandre Lacazette ka një situatë mjaft të koklavitur te ‘Gunners’, por megjithatë, puna e tij është mjaft e mirë, sipas fjalëve të Mikel Arteta.
Trajneri spanjoll ka hezituar të flas shumë rreth kontratës së lojtarit, por për punën e tij pati vetëm lëvdata.
“Unë nuk di shumë rreth gjërave në kontratën e tij. Çfarë mund të them është se jam shumë i lumtur me atë çfarë Lacazette po bën”, ka thënë Arteta, përcjell Periskopi.
“Ne nuk do të flasim për këto gjëra, të paktën deri në fund të sezonit”, shtoi ai.
Lacazette ka tashmë dy sezone që vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Arsenal. /Periskopi/