Milan afër finalizimit të marrëveshjes për rinovimin me Theo Hernandez
Theo Hernandez, me shumë të drejtë, është kthyer në një prioritet për skuadrën e Milan.
Theo është lojtari me formën më të mirë të dy sezoneve të fundit te Milan dhe tashmë po mendohet për të ardhmen e tij në klub.
Sipas Rudy Galetti, Milan janë afër të finalizojnë rinovimin e kontratës me francezin, përcjell Periskopi.
Kontrata aktuale e 24 vjeçarit skadon në vitin 2024, por Rossoneri kanë arritur marrëveshje që ai të jetë aty edhe për dy vite të tjera.
Hernandez, i cili së fundmi lidhej edhe me skuadrën e Manchester City, do të shoh pagën e tij teksa ngritët në 5 milionë euro. /Periskopi/