Barcelona po i jep ‘lëmoshë’: Dani Alves do të marrë pagën më të ulët të lejuar nga La Liga
Me Barcelonën në krizë financiare, klubi ka vazhduar të gjejë mënyra për të reduktuar shpenzimet.
Dhe rikthimi i Alvesit ishte një mundësi që funksionoi për të gjithë, transmeton Periskopi.
Posa Xavi Hernandez i dha dritën e gjelbër transferimit me të ardhur në ‘Camp Nou’ si trajner, u bë prioritet nga Joan Laporta të nënshkruajë me Alvesin, një lojtar i cili ishte një prej të parëve që erdhi në epokën e Pep Guardiolas.
Marrëveshja për të nënshkruar me Xavin ishte gjithashtu një që pati impakt në rregulloren e La Ligas, me trajnerin dhe stafin e tij teknik që shtuan plot 3.9 milionë euro në listën e pagave të klubit.
Ky ishte maksimumi që iu lejua nga rregullorja e ligës Barcelonës që të shtonte, edhe pse mbeti një margjinë shumë e vogël për Alvesin.
Mateu Alemany konfirmoi se Barcelona nuk ka më paga të tjera për të ofruar për transferime të reja, teksa investimet në Alvesin duket se janë minimale.
Më të vogël se rrogë normale
Sipas ‘La Vanguardia’, Alves do të fitojë 155 mijë euro në vit nga Barcelona, shumë e cila është shumë më e vogël se që ai meriton, pavarësisht se është 38-vjeçar.
‘Los Cules’ shfrytëzuan lidhjen emocionale të Alvesit me klubin gjatë negociatave, duke e inkurajuar atë të pranojë një ofertë kaq të vogël, sepse ai dëshironte të rikthente ditët e lavdishme te Barcelona.
Alves nuk mund të luajë për klubin deri më 1 janar, por do të stërvitet për t’u familjarizuar me skuadrën e Barcelonës para rikthimit në aksion. /Periskopi.com/