Pamje terrori kur ish-ylli i futbollit rrah brutalisht dhe e përplas gruan për televizori në sy të fëmijës
Ish-ylli i futbollit amerikan, NFL, Zac Stacy në mënyrë të pamëshirshme ka sulmuar ish-të dashurën dhe nënën e fëmijës së tij, duke e goditur në fytyrë dhe duke e përplasur për televizori.
Të gjitha pamjet u kapën nga kamerat brenda dhomës.
Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar rreth orës 14:00 në Florida, në shtëpinë e ish-të dashurës së Stacyt, 30-vjeçar, sipas ‘TMZ’, transmeton Periskopi.
”Iu përgjërova të ndalonte sepse bebja ishte në divan vetëm disa metra larg kur më goditi.”
Gjithçka filloi kur Stacy reagoi me dhunë gjatë një argumenti me ish-të dashurën, duke sulmuar me disa grushte gruan në fytyrë, e cila ra në divan, afër bebes pesë muajshe.
Menjëherë, ish-lojtari i NFL e kapi atë nga krahu dhe brutalisht e përplasi për TV. TV ra mbi gruan, e cila ishte e shtrirë në dysheme e lënduar nga goditjet.
Posa arriti të ngritet, ajo menjëherë telefonoi policinë por Stacy tashmë ishte larguar. Viktima kërkoi urdhër ndalese të hënën, duke thënë ‘frikësohem për jetën time dhe të fëmijëve.
”Ai më goditi disa herë në kokë! Iu përgjërova të ndalonte sepse bebja ishte në divan vetëm disa metra larg.
”Ai pastaj më kapi dhe më hodhi për TV. TV filloi të binte dhe ai u rikthye të sigurohej që unë të mos ngrihesha. Derisa po qëndroja e shtrirë, ai filloi të më bërtiste, duke më thënë se jam shkatërruese. Ai pastaj më ngriti nga dyshemeja në këmbë.” /Periskopi.com/