Rrugët kurrë nuk do ta harrojnë momentin kur Van Bronckhorst ekspozoi topin ‘Jabulani’ me një raketë në Kupën e Botës
Giovanni van Bronckhorst është prezantuar si trajneri i ri i Rangers.
Me Steven Gerrardin e larguar dhe marrjen e drejtimit të Aston Villas, Van Bronckhorst ka trashëguar frerët në ‘Ibrox’, pasi më herët kishte bërë 117 paraqitje për këtë klub si lojtar.
Në një komunikatë zyrtare e publikuar të enjten, Van Bronckhorst tha për uebsajtin e Rangers: ”Jam absolutisht i ngazëllyer të rikthehem te Rangers si trajneri i ri i klubit.
”Ndihem kaq me fat që do të punoj me një skuadër që është në një pozicion madhështor në të gjitha frontet dhe ka eksperiencën për të fituar.”
Dhe një prej kujtimeve më të mira që kemi nga Van Bronckhorst është padyshim ai nga Kupa e Botës kur shënoi një gol drithërues për Holandën në gjysmëfinale.
Kompeticioni në Afrikën e Jugut gjërësisht njihet për gola spektakolarë që u shënuan me topin e quajtur ‘Jabulani’, por asnjëri prej tyre nuk krahasohet me raketën e Van Bronckhorst.
Nga një pozicion gati i pamundur, ai lansoi një goditje që e kemi të vështirë edhe sot ta shpjegojmë si përfundoi në rrjetë.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/