CONMEBOL dënon gjyqtarin që nuk e përjashtoi Otamendin pas këtij bërryli brutal në Raphinan
Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut (CONMEBOL) ka pezulluar gjyqtarin uruguaian Andres Cunha dhe video-asistentin e gjyqtarit, Esteban Ostojich për ‘gabim serioz’ në kualifikuesen e Argjentinës për Kupën e Botës kundër Brazilit.
Vendimi ndërlidhet me incidentin ku Nicolas Otamendi i Argjentinës goditi me bërryl brutalisht në fytyrë Raphinan gjatë pjesës së parë në ndeshjen e së martës në San Juan, e cila përfundoi pa gola.
Goditja e la Raphinan e Leedsit të përgjakur dhe në nevojë për pesë qepje pas pjesës së parë, transmeton Periskopi.
Në një video të publikuar nga CONMEBOL të mërkurën, Ostojich mund të dëgjohet duke i thënë CUnhas se e konsideron ndërhyrje për karton të verdhë.
Pavarësisht këtij rekomandimi, Cunha vendosi të mos e ndëshkojë Otamendin, poashtu nuk akordoi as goditje dënimi në dëm të qendërmbrojtësit të Benficas.
CONMEBOL have taken swift action to suspend the officials last night having reviewed the decision to allow Nicolás Otamendi go unpunished for his elbow on Raphinha..
Served you right dirty refereepic.twitter.com/PFmWKLVbZv— May26LFC (@May26LFC) November 17, 2021
“Performanca e kryearbitrit, Andres Ismael Cunha Soca Vargas, dhe Esteban Daniel Ostojich Vega … u analizua teknikisht nga [komiteti i arbitrave], i cili arriti në përfundimin se ata bënë gabime serioze dhe të dukshme në detyrën e tyre,” thuhet në komunikatën e CONMEBOL.
Thuhet se Otamendi kishte “vënë në rrezik integritetin fizik” të lojtarit të Leeds United, duke shtuar se të dy zyrtarët e ndeshjes u pezulluan “për një kohë të pacaktuar”.
Konfederata Braziliane e Futbollit tha të mërkurën mbrëma se do të dërgonte ankesë zyrtare te FIFA me kërkesën që të dënohet Otamendi. /Periskopi.com/