Lojtari i Man United nuk dëshiron të dëgjojë për kontratën të re, largimin e do me çdo kusht në janar
Edhe një lojtar tjetër i Manchester United gjendet mes paraqartësive të mëdha për të ardhmen në klubin anglez.
Jesse Lingard dëshiron të largohet nga Manchester United në janar pasi braktisi bisedimet për kontratën me klubin.
Lingard refuzoi ofertën e United në tetor, e cila mendohet se kishte vlerë më të vogël se marrëveshja e tij aktuale në Old Trafford dhe 28-vjeçari nuk ka plane për të rihapur negociatat.
Lingard do të preferonte të dilte përsëri në huazim në janar – pasi kishte shijuar një periudhë të suksesshme në West Ham në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar – dhe më pas t’i jepte fund lidhjes 22-vjeçare me United kur kontrata e tij të mbarojë në fund të qershorit.
Ai do të jetë në gjendje të largohet si lojtar i lirë në verë dhe mund të hapë bisedimet me klubet e huaja nga 1 janari, pasi tashmë ka tërhequr interesim të madh nga Barcelona dhe AC Milan. Një përfaqësues nga kampi i Lingard mendohet se ka udhëtuar në Spanjë për bisedime me klubet javën e kaluar.
United hodhi poshtë kërkesat nga gjashtë skuadra verën e kaluar dhe Lingard qëndroi në Old Trafford pasi iu dha garanci për më shumë kohë loje nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer.