KF Dukagjini bëhet me autobus
KF Dukagjini vazhdon të shndërrohet në një klub profesional.
Skuadra nga Klina tani edhe zyrtarisht është bërë me autobus të personalizuar.
Ky ndryshim vjen në vazhdën e tentimit të krijimit të kushteve sa më të mira për skuadrën.
Dukagjini në këtë edicion është rikthyer në Superligën e Kosovës në futboll.
Edicionin e kaluar skuadra e drejtuar nga trajneri Armend Dallku arriti deri në finale të Kupës së Kosovës, ku më pas humbi nga Llapi.
Njoftimi pa ndërhyrje i KF Dukagjinit:
Klubi futbollistik Dukagjini, nga tani edhe zyrtarisht bëhet me autobusin e tyre te personalizuar!
Ne vazhdën e organizimit për te krijuar kushte sa ma te mirë për futbollistët dhe shtabin teknik nga tani është siguruar edhe autobusi zyrtare i klubit, i personalizuar me logon dhe mbishkrimin “Dukagjini & Hithat”.
Për një rrugë të mbarë dhe shumë udhëtime.