Këpucën ia futi në fytyrë: UEFA e pamëshirshme, dy ndeshje pezullim për Griezmannin

Këpucën ia futi në fytyrë: UEFA e pamëshirshme, dy ndeshje pezullim për Griezmannin

UEFA ka konfirmuar pezullimin me dy ndeshje për Antoine Griezmann dhe për këtë arsye sulmuesi i Atletico Madrid do të mungojë në ndeshjen e Wanda Metropolitano kundër Milanit.

Francezi duhet të paguajë kështu për ndërhyrjen vrasëtare kundër Firminos në javën e tretë të Champions League kundër Liverpool.

Sikur të mos mjaftojë, Simeone duhet të bëjë edhe pa Felipe, i cili do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në Anfield.

Në atë ndeshje në fakt Griezmann ishte ekzaltuar me një dygolësh përballë Liverpool. Në minutën e 20′ dhe më pas në të 34′, sulmuesi fiksoi një dygolësh që barazoi provizorisht rezultatin.

Francezi pastaj u bë protagonist në të mirë e të keq, sepse në minutën e 52 u ndëshku me karton të kuq të drejtpërdrejtë, duke lënë Colchoneros me 10 lojtarë.

Takat e ngritura në fytyrën e brazilianit Firmino ishin një cmenduri që arbitri nuk mund ta anashkalonte dhe madje edhe UEFA gjithashtu.

Shpërndaje në: