UEFA ia zbutë dënimin Hugarisë, nga tri ndeshje në dy prapa dyerve të mbyllura
UEFA ka vendosur të zvogëlojë sanksionin ndaj Hungarisë për sjellje diskriminuese nga tifozët hungarezë gjatë ndeshjeve të Kampionatit Evropian të verës së kaluar, duke kaluar nga tre në dy takime me dyer të mbyllura.
Qeveria që drejton futbollin kontinental ka pranuar kështu pjesërisht apelin e paraqitur nga federata hungareze.
Prandaj, ekipi kombëtar, do të luajë dy ndeshjet e ardhshme me dyer të mbyllura, por e dyta do të mbetet e pezulluar për dy vjet, tha UEFA.
Nga ana tjetër, është gjobitur me njëqind mijë euro Federata Hungareze e Futbollit, që duhet të vendosë edhe një pankartë me mbishkrimin “EqualGame”, me sipër logon e UEFA-s.
Sanksioni u vendos ndaj Hungarisë më 9 korrikun e kaluar pas thirrjeve homofobike dhe diskriminuese që një pjesë e publikut kishin kënduar gjatë ndeshjeve të luajtura në Budapest kundër Francës, Portugalisë dhe Gjermanisë.
Hungaria përfundoi gjithashtu në shënjestër të FIFA-s, e cila në shtator vendosi dy ndeshje me dyer të mbyllura, një prej të cilave kundër Shqipërisë në fushatën kualifikuese drejt Katar 2022, ku e dytë mbetet pezull për dy vjet, ndërsa Federata ka paguar edhe një gjobë prej 200,000 frangash zvicerane si ndëshkim për thirrjet raciste të tifozëve të saj kundër lojtarëve anglezë gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës.