Kurrë nuk harrohet ndeshja ku Kolumbia dhe Peru u bënë bashkë për ta eleminuar Kilin nga Kupa e Botës

Kurrë nuk harrohet ndeshja ku Kolumbia dhe Peru u bënë bashkë për ta eleminuar Kilin nga Kupa e Botës

Pavarësisht se fitoi Copa American më 2015 dhe 2016, Kili dështoi të kualifikohet në Kupën e Botës më 2018.

Kombëtarja nga Amerika e Jugut përfundoi në vendin e gjashtë në grupin kualifikues të kontinentit, me vetëm katër skuadra që siguruan një vend në kompeticion dhe të pestës iu dhurua mundësia të siguronte kualifikimin përmes një playoffi interkonfederate, transmeton Periskopi.

‘La Roja’ humbi ndeshjen e fundit të grupit nga Brazili 3-0, derisa Peru arriti një barazim 1-1 kundër Kolumbisë shumë të vlefshëm, falë një autogoli në minutën e 77 nga David Ospina.

Rezultati ishte në fakt ideal për dy skuadrat në atë ndeshje dhe në fund takimit, u duk se ato pranuan këtë fakt.

Me vetëm disa minuta të mbetur, sulmuesi kolumbian Radamel Falcao iu afrua tre lojtarëve të Perusë – Renato Tapia, Christian Ramos dhe Miguel Araujo – dhe u përfshi në një bisedë me ta.

Pas shkëmbimit, ndeshja u duk dramatikisht e qetë.

Peru thjesht pasoi topin rreth e rrotull me pak deri në aspak presion të aplikuar nga kolumbianët derisa u dëgjua vërshëllima e fundit.

Pasi të shikoni pamjet më poshtë, është e vështirë të mos mendojmë se lojtarë në fushë nuk ishin të lumtur me barazim. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: