Katër futbollistë të Bayern Munichut në lejohen në hotelin e skuadrës pasi janë të pavaksinuar
Probleme për katër futbollistët e Bayern Munichut të cilët ende nuk janë vaksinuar, teksa është thënë se nuk do të lejohen të akomodohen në hotelin e skuadrës para ndeshjes së xhiros së 12.
Këta janë Joshua Kimmich, Serge Gnabry, Jamal Musiala dhe Eric Maxim Choupo-Moting, të cilët priten të premten në mbrëmje për t’u përballuar në transfertë ndaj Augsburg.
Të katër, siç raporton ‘Bild’, do t’i kenë të mbyllura dyert e ‘Maximilian’ për shkak të kufizimeve në fuqi në Bavari.
Rregulli i ashtuquajtur ‘2G’ parandalon personat e pavaksinuar të hyjnë në restorante dhe hotele. “Nuk do të bëjmë përjashtime”,- ka konfirmuar për gazetën një punonjës hoteli. – Mund të hyjnë vetëm personat që janë vaksinuar apo kuruar”.
Gnabry, Kimmich dhe Musiala tashmë ishin detyruar të largoheshin nga grumbullimi i kombëtares gjermane për ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin, për shkak se ranë në kontakt të ngushtë me Niklas Sulen, i cili kishte rezultuar pozitiv.