Kosova U21 triumfon në kohën shtesë kundër Shqipërisë

Kosova U21 triumfon në kohën shtesë kundër Shqipërisë

“Dardanët e rinj” u përballen me Shpresat në kuadër të të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2023.

Pjesa e parë  e ndeshjes  u mbyll me rezultat të bardhë 0-0.

Teksa, kur po zhvillohej minuta e 60’të e takimit, Shqipëria arriti të kalojë në epërsi me anë të mesfushorit Karrica.

7 minuta më vonë “Dardanët e rinj” u kundërpërgjigjën me golin e sulmuesit Erolind Krasniqit, duke barazuar shifrat e rezultatit në 1-1

Në kohën shtesë golin e fitores e shënoi Sejdiu, i cili Sejdiu gjeti rrjetën pas një aksioni në qendër të mbrojtjes kuqezi.

Momentalisht Shqipëria gjendet në vendin e tretë në grupin G me nëntë pikë, ndërsa Kosova është e katërta me gjashtë pikë.

Pas tre humbjeve radhazi, të zgjedhurit e Michael Nees i kanë dhënë fund rezultateve negative me fitoren ndaj Shqipërisë U21.

Shpërndaje në: