Fansi i Anglisë ngrit shenjën sa koka ku kërkon fanellën e Bellinghamit, ky shkon ia jep dikujt tjetër

Fansi i Anglisë ngrit shenjën sa koka ku kërkon fanellën e Bellinghamit, ky shkon ia jep dikujt tjetër

Anglia siguroi vendin në Kupën e Botës të hënën mbrëma me një fitore 10-0 kundër San Marinos.

Qindra fansat që udhëtuan drejt San Marinos duhet të jenë ndarë shumë të lumtur… fundja, panë dhjetë gola, nuk është diçka që mund ta thoni shpesh, transmeton Periskopi.

Pas vërshëllimës së fundit, një fans anglez bëri më të mirën për të siguruar një fanellë të Bellinghamit.

Ai mbajti një shenjë të madhe me një foto të Bellinghamit afër shkrimit: ”Jude, a mund ta kem fanellën tënde të lutem?”

U duk se atij do t’i plotësohej dëshira kur futbollisti hoqi fanellën dhe filloi të ecte drejt tribunës.

Mirëpo, ai u nda i zhgënjyer pasi Bellingham ia dha fanellën një fansi tjetër.

Shikoni më poshtë…

 

Shpërndaje në: