Cafu: Neymar është teknikisht më i mirë sesa Messi dhe Ronaldo

Cafu: Neymar është teknikisht më i mirë sesa Messi dhe Ronaldo

Një nga mbrojtësit më të mirë të krahut që ka njohur futbolli, Cafu, ka dhënë disa komente për Neymar.

Neymar është vlerësuar lart nga ikona braziliane Cafu, sidomos për aspektin e tij teknik.

Ish mbrojtësi i kombëtares së Brazilit dhe skuadrës së Milan beson se Neymar madje është më i mirë teknikisht sesa janë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

“Neymar është teknikisht më i mirë sesa Messi, më i mirë sesa Ronaldo, por duhet të mësohet me përgjegjësitë e një lideri”, ka thënë Cafu, transmeton Periskopi.

“Duhet pasur dedikim 100% në vete për futbollin, unë nuk jam më i mirë sesa Neymar, po unë jam më i mirë sesa mbrojtësit tjerë të krahut sepse unë ia kam dedikuar veten asaj gjëje”, shtoi braziliani.

Neymar ka fituar 24 trofe gjatë 12 viteve karrierë, përfshirë një Champions League, por akoma ekziston një përshtypje që ai nuk ka prekur nivelin më të lartë të mundshëm të tijin. /Periskopi/

Shpërndaje në: